Irina Shayk flet si rrallëherë për raportin me Bradley Cooper
BKT
Magazina

Irina Shayk flet si rrallëherë për raportin me Bradley Cooper

Irina Shayk dhe Bradley Cooper gëzojnë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre. Supermodelja 35-vjeçare në një intervistë për revistën Elle, ka zbuluar se si ajo dhe ish-partneri e kanë bërë vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea, përparësinë e tyre pas ndarjes.

“Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim.“, tha ajo.

Përveçse flet rrallë për ish-in e saj, Shayk thotë se nuk i kushton vëmendje asaj që thotë shtypi për marrëdhënien e tyre. “Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private”, shpjegon ajo.

“Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap. Nëse ata duan të shkruajnë artikuj [për mua], ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam përqendruar në jetën time dhe miqtë e mi. Pjesa tjetër është thjesht zhurmë.”

Në janar, një burim i tha Entertainment Tonight se Shayk dhe Cooper kanë një “marrëdhënie shumë miqësore dhe të përzemërt”, ku ata punojnë për të qenë një “ekip” për vajzën e tyre.

“Rutina dhe orari i tyre për bashkë-prindërim po shkon normalisht dhe ata kanë respekt për njëri-tjetrin. Prioriteti i parë i Bradley është Lea dhe Irina është gjithashtu një mami praktike. Ata të dy duan atë që është më e mira për Lea, kështu që është e lehtë për ta që të jenë një ekip në atë drejtim.” 


MË SHUME NGA Magazina