15:27 / 03.03.2021
Paga e ultë te Real Madrid nuk i pëlqen Alabas
David Alaba dëshiron të transferohet në Madrid por nuk është i kënaqur me pagën e ofruar.
Sipas mediumit gjerman ‘Bild’, menaxheri i austriakut është në negociata me disa klube nga Premier Liga angleze.
Real Madridi ka shprehur interesim për të trasnferuar David Alaban nga Bayerni i Mynihut.
‘Los Blancos’ i kanë bërë ofertë zyrtare mbrojtësit austriak.
Kontrata aktuale me bavarezët, do t’i skadojë në qershor të këtij viti dhe Alaba ka paralajmëruar se do të largohet nga Allianz Arena.























