Clooney, Roberts dhe regjisori i “Mamma Mia” po sjellin filmin e ri
BKT
Magazina

Clooney, Roberts dhe regjisori i “Mamma Mia” po sjellin filmin e ri

Aktorët e njohur George Clooney dhe Julia Roberts do të luajnë në “Ticket To Paradise”, një komedi romantike drejtuar nga Ol Parker, regjisor ky i “Mama Mia” dhe “Here Ëe Go Again”, transmeton Gazeta Metro.

Clooney dhe Roberts do të luajnë një çift të divorcuar që udhëtojnë në Bali për të parandaluar që vajza e tyre të përsërisë të njëjtin gabim, gjë që ata e bënë 25 vjet më parë.

“Komedia romantike që do të ribashkojë Clooney dhe Roberts, do të jetë një film për të gjitha nënat”, tha regjisori.

George dhe Julia i kemi parë bashkë më parë në ekran, në “Ocean’s Eleven” dhe “Ocean’s Tëelve”, por edhe në debutimin regjisorial të Clooney në “Confessions of a Dangerous Mind” dhe thrillerin e drejtuar nga Jody Foster “Money Monster”.


MË SHUME NGA Magazina