Tirana merr fitoren e dytë radhazi
BKT
Sport

Tirana merr fitoren e dytë radhazi

Pasi mposhti Vllazninë, Tirana merr fitoren e dytë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në kryeqytet, Bylisin. Ballshiotët nuk mundën të rezistonin përballë kampionëve në fuqi të Superiores, teksa goli i shënuar para fundit të pjesës së parë, ia lehtësoi shumë punën të besuarve të trajnerit Orges Shehi.

Kështu, në minutën e 40 ishte mbrojtësi i ri që Behiratçe zhbllokoi shifrat, teksa gjeti golin e parë me fanellën e bardhebluve pas një harkimi perfekt të Marsel Ismajlgecit. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, 25-herë kampionët ia dolën të menaxhonin me së miri avantazhin ndërsa në minutën e 70, shënuan edhe golin e sigurisë nëpërmjet Ismajlgecit që i gjendur brenda zonës pas asistit të Kale nuk fali dhe mposhti Qirkon, transmeton "Vip Sport".

Në këtë formë, ndeshja u mbyll 2-0 me Tiranën që ngjitet në kuotën e 32 pikëve duke u ngjitur në vendin e pestë. Nga ana tjetër, ballshiotët mbeten në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara.