Zbulohet kur do të mbërrijnë në Shqipëri dozat "Astra Zeneca"
BKT
Shqipëri

Zbulohet kur do të mbërrijnë në Shqipëri dozat "Astra Zeneca"

"Ministrja Morton theksoi se Britania e Madhe synon t’i vërë në dispozicion ato vaksina për vendet në nevojë.

Ajo u tregua optimiste se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera do marrin në dorëzim doza të vaksinës Oxford AstraZeneca nëpërmjet COVAX brenda qershorit..."

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri angazhimin dhe mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor.

Në një letër të dërguar në shkurt 2021, presidenti Zenel Hoxha i paraqiste kryeministrit Boris Johnson problematikat dhe impaktin shkatërrues të pandemisë COVID-19 në Ballkan, duke i kërkuar ndihmë këtij të fundit për përballimin e situatës.

Ministrja Morton theksoi se Britania e Madhe synon t’i vërë në dispozicion ato vaksina për vendet në nevojë. Ajo u tregua optimiste se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera do marrin në dorëzim doza të vaksinës Oxford AstraZeneca nëpërmjet COVAX brenda qershorit.

Njoftimi i Dhomës Britanike të Tregtisë:

Anëtarja e Parlamentit Britanik Ëendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur me nota optimiste Presidentit të Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri pas kërkesës zyrtare të tij për mbështetje me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor.

Në një letër të dërguar në shkurt 2021, presidenti Zenel Hoxha i paraqiste kryeministrit Boris Johnson problematikat dhe impaktin shkatërrues të pandemisë COVID-19 në Ballkan.

Duke marrë parasysh efektivitetin e fushatës britanike të vaksinimit, ai i kërkonte kryeministrit Johnson mbështetje për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit me doza vaksinash.

Ministrja Morton, si përfaqësuese e kryeministrit Johnson, u përgjigj pozitivisht për angazhimin britanik në këtë drejtim. Në përgjigjen e saj, ajo theksonte se Britania është një nga ideatoret dhe donatoret e para në iniciativën COVAX, e cila ofron mbështetje me vaksina për vendet në zhvillim.

Në vijim të kërkesës zyrtare të zotit Hoxha drejtuar kryeministrit Johnson për të vënë në dispozicion surplusin e vaksinave që do të mbeten përtej ezaurimit të nevojës së brendshme, Ministrja Morton theksoi se Britania e Madhe synon t’i vërë në dispozicion ato vaksina për vendet në nevojë.

Ajo u tregua optimiste se Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera do marrin në dorëzim doza të vaksinës Oxford AstraZeneca nëpërmjet COVAX brenda qershorit.

E themeluar në vitin 2002, Dhoma Britanike e Tregtisë ka si synim të promovojë marrëdhëniet shqiptaro-britanike dhe të krijojë mundësi zhvillimi investimet britanike në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo ka filluar një fushatë intensive kontaktesh me autoritetet zyrtare dhe organizata të tjera në Britaninë e Madhe për të garantuar mbështetje të vendeve të Ballkanit perëndimor me vaksina dhe në rimëkëmbjen ekonomike.


MË SHUME NGA Shqipëri