“Vetëm Xavi mund ta bindë Messin të qëndrojë në Barcelonë”
BKT
Sport

“Vetëm Xavi mund ta bindë Messin të qëndrojë në Barcelonë”

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, beson se Xavi Hernandez është njeriu më i duhur për të tentuar ta bindë Lionel Messin të qëndrojë në klub.

Rikthimi i Xavit në Barcelonë ka qenë në fokusin e fushatës elektorale të Font, i cili shpreson ta përdorë ish-legjendën e klubit për ta mbajtur në Messin në Camp Nou, nëse zgjidhet president i klubit.

“Messi na ka thënë se projekti sportiv ka rëndësi për të për të qëndruar në klub”, tha Font për MARCA.

Ai shtoi: “Në këtë rast, askush nuk është më i mirë për ta bindur atë se Xavi Hernandez”.

Font foli edhe për planet e tij për përforcimin e skuadrës me lojtarë të rinj, me Sergio Agueron që mund t’i bashkohet Barçës sapo t’i mbarojë marrëveshja me Manchester City në verë, transmeton GE.

“Duke i parë kufizimet ekonomike, ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë sa i përket blerjeve”, shtoi ai.