Kastrati: Kurti e ka përdorur bashkimin kombëtar për përkrahje më të madhe
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati është deklaruar rreth deklaratës që ka dhënë së fundmi lideri i kësaj partie Albin Kurti. Dje nga Lezha Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës, e ndalon bashkimin e kombëtar. Për një deklaratë të tillë, Kastrati tha se bashkimi i Kosovës dhe Serbisë, është përdorur nga Kurti vetëm si mjet për të marr një përkrahje më të gjerë tek qytetarët.
“Po është përdorur si mjet për të arritur deri në një përkrahje qoftë e aktivistëve qoftë e qytetarëve në numër më të madh. Shumë qytetarë në Kosovë mendojnë që Zgjidhja për të ardhmen është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Kështu kjo është lidhur edhe me atë që thashë më herët që kam bindjen që Kurti vazhdimisht i ndërlidh deklaratat në raport me popullaritetin dhe me mundësinë për ardhjen tek pushtetin më shumë se sa janë bindje për të cilat angazhohesh pa marr parasysh që a të kthehen në aspektin personal”, ka thënë Kastrati në emisionin “Frontal”, në T7.
Në ndërkohë Kurti dje gjatë një vizite në Lezhë, në bërë thirrje që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendohen drejt afrimit.
“Pa dyshim që Shqipëria e Kosova si shtete si institucione duhet të bashkërendohen drejt afrimit, integrimit e bashkimit e do të thosha mbi të gjitha në fusha kryesore, në siguri, në energji dhe burime natyrore dhe politikës së jashtme”, tha tutje Kurti, teksa është pyetur nga mediat edhe për cështjen e bashkimit kombëtar.
“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë ai.























