Bare: Do japim gjithçka për t’u ngjitur në La Liga

Bare: Do japim gjithçka për t’u ngjitur në La Liga

Keidi Bare është një lojtar kyç në mesfushën e Shqipërisë. Në pak kohë është bërë i tillë, i pazëvendësueshëm, edhe për ekipin e Espanyolit.

Mesfushori kuqezi ka folur së fundmi në konferencë për shtyp në klubin katalanas ku ka deklaruar me bindje se pavarësisht vështirësive, kjo skuadër do ta arrijë që ta sigurojë ngjitjen në elitë, transmeton syri.

“Kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund, 15, dhe po flasim për një kampionat shumë të vështirë dhe të luftuar. Ne e dimë që është e vështirë, megjithatë do të japim gjithçka dhe do të bëjmë maksimumin që t’ia dalim për t’u ngjitur në La Liga. Kam punuar shumë për të shmangur në maksimum ndëshkimet me të verdhë dhe kam mësuar nga gabimet. Kam përmirësime në aspektin e ndëshkimeve”, tha Bare.