Barça me përmbysje mund Sevillan, prek finalen e Kupës së Mbretit

Barça me përmbysje mund Sevillan, prek finalen e Kupës së Mbretit

Barcelona ka bërë ‘çmendurinë’ duke mposhtur me përmbysje Sevillan për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit.

Edhe pse ishin në disavantazh prej 2 – 0 (ndeshja e parë), katalunasit nuk humbën optimizmin dhe në “Camp Nou” siguruan kualifikimin.

Ishte Ousmane Dembele që me një supergol i dha epërsinë vendasve (12′).

Ndërsa, Barcelona vazhdoi të sulmonte, por ishte e pafat para golit, mirëpo derisa pritej që të mbyllej ndeshja dhe Sevilla të kualifikohej, në skenë doli Gerard Pique që pas harkimit të Griezmann në minutën e fundit të ndeshjes shënoi për të dërguar lojën në vazhdime (90+4).

Në fillimin e kohës shtesë, ishte sulmuesi i inkuadruar Martin Braithwaite që realizoi për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje 3 – 0 (95′).

Barcelona në finale do përballet me fituesin e ndeshjes Athletic Bilbao – Levante, takim ky që luhet nesër mbrëma.