Ashley Young synon rikthimin tek skuadra e Premier Ligës
BKT
Sport

Ashley Young synon rikthimin tek skuadra e Premier Ligës

E ardhmja e Ashley Young, me shumë mundësi do të jetë larg nga Interi.

Anësori anglez gjatë këtij sezoni po gjen më pak hapësira (shkak edhe i një forme të mirë të Ivan Perisic), ka kontratën në skadencë në qershor dhe në përfundim të këtij sezoni mund të largohet nga Seria A, transmeton Panorama.

Rinovimi duket i vështirë dhe anglezi 35-vjeçar dëshiron të rikthehet te Watford, ku ka luajtur mes viteve 2003-2007.