KE i FFK-së vendos që Kuvendin e Punës ta mbajë më 8 prill
BKT
Sport

KE i FFK-së vendos që Kuvendin e Punës ta mbajë më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi i rregullt i punës i këtij institucioni të mbahet më 8 prill 2021.

KE ka diskutuar edhe për rrjedhën e deritashme të stinorit pranveror, me ç’rast është konstatuar se me gjithë lëshimet e vogla, ka një ngritje të cilësisë sikur edhe një rivalitet të mirë të skuadrave në suaza të “Fair-play”-t.

KE analizoi edhe punën e deritashme të komisioneve dhe kërkoi nga to që të jenë në nivel të detyrave dhe syçelë në punën  e tyre në mënyrë që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e garave.

KE po vazhdon me përgatitjet që sa më parë të instalojë sistemin VAR, që do të ishte një ndihmesë e madhe  në mbarëvajtjen e garave.

KE iu bënë thirrje edhe njëherë klubeve dhe personave zyrtarë në ndeshje që në përpikëri t’i zbatojnë  masat e Udhëzimit të IKSHPK-së për Covid 19 .

KE diskutoi edhe për përkrahje në zhvillimin e futbollit të femrave që do të reflektonte dhe në ngritjen e Kombëtareve. Kështu që FFK-ja me një Projekt që e ka miratuar edhe UEFA do të vazhdojë mbështetjen e klubeve të femrave. 

KE shqyrtoi dhe miratoi raportin e Auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare për vitin 2020.

KE shqyrtoi edhe Ankesat  dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.