Najada Çomo, kandidate për deputete e Partisë Socialiste
BKT
Shqipëri

Najada Çomo, kandidate për deputete e Partisë Socialiste

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që Duam”.

Duke u shprehur se “nuk duam të bëhesh si ne, duam ne të bëhemi si ty”, Rama ka pohuar se Çomo e ka pranuar ftesën për t’u bërë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste, njofton euronews.albania.

Ndërkohë ditën e sotme mjeku Tritan Kalo u largua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas tij politika po i përçan mjekët dhe për këtë arsye ai duhet të tërhiqej për t’u shpërblyer njerëzve që besojnë te puna dhe profesionalizmi i tij.

Ditën e djeshme ishte nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi e cila vendosi që të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë dhe kryeministri Rama e bëri këtë njoftim gjatë prezantimit të programit për sistemin e drejtësisë.

Hysi u largua nga lista e kandidatëve për deputetë dhe vendin e saj si kryesuese e listës do e marrë Etilda Gjonaj.


MË SHUME NGA Shqipëri