23:10 / 04.03.2021
Rita Ora shpërndan imazhe nga studio, derisa përgatitet për albumin "Bang"
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka qenë ndër më të komentuarat kohëve të fundit.
Jo vetëm që theu rregullat antiCOVID, por edhe për paraqitjet glamuroze e albumin unik që ka publikuar.
Në disa pamje të fundit të shpërndara në rrjetin social Instagram, artistja ka befasuar ndjekësit e saj.

Foto: Instastory
Ora është parë duke incizuar në një studio muzikore, derisa bëri të ditur se është duke punuar në pjesën e dytë të mini-albumit “Bang”.
Pjesën e parë ajo e ka lansuar muajin që lamë pas, teksa gjithsej kishte katër këngë tejet të veçanta.

Foto: Instastory
Vlen të përmendet vëmendje të madhe mori Rita edhe në klipin e njërës këngë, ku u shfaq me veshje kombëtare shqiptare.























