Bella Hadid dhe Carla Bruni bëhen bashkë për një set fotografik
BKT
Magazina

Bella Hadid dhe Carla Bruni bëhen bashkë për një set fotografik

Bella dhe Carla pozuan për “Burberry”.

Bella Hadid dhe Carla Bruni kanë befasuar duke u shfaqur së bashku në setin e ri fotografik, të realizuar për “Burberry”.

Dyshja u shfaqën me kostume të ngjashme nga koleksioni i ri i “Burberry”, por e gjithë vëmendja ishte tek ngjashmëria e madhe mes tyre.

Carla dhe Bella në njërën foto pozuan me një burrë, të dyja kishin veshur fustane të bardha dhe vënë në pah këmbët seksi.

Kurse, në foton tjetër, ato u shfaqen me kostume ngjyrë kafeje, Bella me pantallona, ndërsa Carla me minifund. 


MË SHUME NGA Magazina