08:54 / 05.03.2021
Lëndohet Ozil, largohet nga fusha me ndihmën e të tjerëve
Ozil është lënduar në barazimin ndaj Antalyaspor e cila përfundoi 1-1
Fantazisti turk u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një zgjatje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.
32-vjeçari u rrëzua në mënyrë të papërshtatshme dhe pati problem me kyçin e këmbës pas një dueli nga sulmuesi i, Fredy dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas, transmeton "albeu".
Kujtojmë që Fenerbahce ende nuk e ka konfirmuar lëndimin e tij apo kohën të cilën do jetë Ozil jashtë fushave.























