Si rrallëherë, Gigi Hadid publikon një foto të plotë të vajzës
BKT
Magazina

Si rrallëherë, Gigi Hadid publikon një foto të plotë të vajzës

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar, të cilët mirëpritën një vajzë. Ata janë treguar shumë të rezervuar përsa i përket së bijës, saqë dhe emrin e saj fansat e zbuluan rastësisht nga Instagrami i saj. “Mamaja e Khai”, shkroi ajo.

Modelja ka ndarë shpeshherë fotografi me vogëlushen por është kujdesur të mos zbulojë portretin e saj. Ndërkohë, pak orë më parë Hadid ka postuar si rrallëherë një foto të plotë të vogëlushes Khai, e cila bën gjashtë muajsh në fund të Marsit. “Vajza ime e madhe”, ka shkruar modelja.

Modelja 25-vjeçare dhe ish anëtari i bandës “One Direction” filluan të takoheshin për herë të parë në 2015. Romanca e tyre është shoqëruar me peripeci që çuan në shumë ndarje dhe ribashkime, por u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit në fund të 2019. Tashmë po shijojnë dhe periudhën më të bukur të jetës me ardhjen në jetë të vajzës.

Duke shijuar amësinë! Të enjten, Gigi Hadid ngacmoi një tjetër paraqitje të shkurtër të vajzës së saj foshnje Khai, e cila mbush gjashtë muaj më 19 mars (në foto 17 shkurt)

Khai Hadid Malik: ALL the photos Gigi Hadid & Zayn Malik have shared of their child till now


MË SHUME NGA Magazina