Basha takime me qytetarët: Nuk premtoj mrekullira, por kemi plan pune
BKT
Shqipëri

Basha takime me qytetarët: Nuk premtoj mrekullira, por kemi plan pune

Kreu i Partisë Deomkratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qyteraë dhe biznese në Tiranë. Kryedemokrati ishte në Njësinë 9 të kryeqytetit ku është njohur nga afër me problemet e tyre, ndërkohë që i ka prezantuar me programin e PD.

Basha theksoi edhe njëherë se në 25 prill duhet të bëhen të gjithë bashkë për të larguar të keqen. Kreu i demokratëve u zotua se nëse nuk mban angazhimet nuk do të kërkojë mandat tjetër.

“Nuk premtoj mrekullira, por kemi një plan pune. Nëse nuk i plotësojmë këto angazhime nuk kërkojmë mandat tjetër. Më 25 prill duhet të jemi të gjithë bashkë për ta larguar këtë të keqe. Është plotësisht e mundshme, asgjë nuk na pengon”, tha Basha, nërsa shtoi se misioni i tij është t’i hapë rrugën rinisë shqiptare.

Ndër të tjera, gjatë bashkëbisedimit me një qytetar Basha u ndal edhe tek çështja e Teatrit Kombëtar. Kryedemokrati tha se teatri do të ndërtohet siç ishte dhe aty ku ishte.

“Ne për kulturën kemi një program për t’i mbështetur artistët. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do t’i qëndroj. Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”, u shpreh Basha. g.v/abcnews.al


MË SHUME NGA Shqipëri