Pjesëmarrja në zgjedhje, Godole skeptike: Do ketë shumë të pavendosur
BKT
Shqipëri

Pjesëmarrja në zgjedhje, Godole skeptike: Do ketë shumë të pavendosur

Drejtorja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, thotë se për momentin nuk sheh një frymë në rritje të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pranishme në studion e Euronews Albania, znj. Godole thotë se njerëzit nuk duan të votojnë Partinë Socialiste dhe kjo stepje vjen për faktin se as opozita nuk ka një ofertë bindëse.

“Më vjen mirë që kolegët janë kaq entuziastë por "nga e thënë në të bërë ka në mes një det të tërë". Nuk e shoh akoma nga puna në terren se njerëzit janë të interesuar të shkonin të votojnë. Nuk duan të votojnë PS. Vazhdon është akoma ky perceptimi im, me gjithë programin në 3D, 4D dhe 5D dhe i ka dalë boja kësaj fasadës, por akoma nuk janë të bindur nga oferta tjetër”, theksoi Godole.

Gjithashtu znj. Godole në perceptimin e saj thotë se do ketë një rritje të të pavendosurve, ndërsa suksesin e kësaj beteje elektorale ajo e sheh tek cilësia e listës së kandidatëve.

“Unë them se do ketë shumë të pavendosur, por do varet shumë nga cilësia e listave. Kjo është e rëndësishme për opozitën”, tha ajo.


MË SHUME NGA Shqipëri