14:09 / 05.03.2021
Rita i ka dy fjalë për këngën e Bebe Rexhës
Rita Ora shfaqi përkahjen për këngën e re të Bebe Rexhës.
Para disa orësh këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka lansuar në treg këngën e saj më të re “Sacrifice”.
Ajo këngës gjithashtu i ka bashkangjitur klipin muzikor ku erdhi mjaft seksi.
Bebe njoftimin e publikimit të këngës së re, e ka bërë të ditur edhe përmes Instagramit të saj.
Kënga u pëlqye menjëherë pas lansimit dhe si duket edhe Rita Orës i pëlqeu shumë madje ajo ka vendosur që përkrahjen e saj ta shfaqi publikisht përmes rrjeteve sociale.
Rita para disa minutash ka postuar një Instastory ku tha se kënga e Bebes ishte pikërisht ajo që i duhej tani.
“O Zot kjo ishte ajo që më duhej tani. Jam e fiksuar me të”, shkroi Rita krah një pjese të klipit muzikor që postoi.
























