Meghan Markle në `luftë` të hapur me Pallatin Mbretëror
BKT
Magazina

Meghan Markle në `luftë` të hapur me Pallatin Mbretëror

Meghan Markle fajësoi dukeshën e Kembrixhit, dukeshën e Cornwall dhe princin Charles për rrjedhjet e historive rreth saj ngjarjes që ka nodhur në Pallatin Mbretëror.

CBS News ka konfirmuar akuzat e raportuara për herë të parë të mërkurën nga The Times të Londrës se pasi Meghan u martua me Harry në 2018 dhe u transferua në shtëpinë mbretërore, anëtarë të stafit pa emër e akuzuan atë për "mizori emocionale dhe manipulim", duke detyruar dy ndihmës të largoheshin.

Në një lëvizje të rrallë, Pallati Buckingham lëshoi një përgjigje publike, duke thënë të mërkurën se ishte "qartë i shqetësuar për akuzat në The Times", dhe se ekipi i tij i burimeve njerëzore "do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull". Intervista e Harry dhe Meghan vjen ndërsa gjyshi i tij, Princi Philip 99-vjeçar, është shtruar në spital për më shumë se dy javë.

Të enjten, Pallati Buckingham tha se ai kishte kaluar me sukses një operacioni në zemer.

Harry dhe Meghan kanë thënë se ata janë viktima të një fushate të llogaritur të shpifjeve, ndërsa avokati i tyre tha se pretendimet kundër Meghan bazohen në "keqinformim mashtrues dhe të dëmshëm".


MË SHUME NGA Magazina