19:55 / 05.03.2021
Kim Kardashian shijon mbrëmjen me miket e saj, vërehet se nuk e ka unazën
Kim Kardashian tashmë është duke shijuar statusin e saj si beqare.
Përkundër faktit se pati disa mosmarrëveshje me Kanye West dhe përfunduan me divorc, ajo ende po shëtitet në vende të ndryshme, shkruan Daily Mail.
Së fundmi 40-vjeçarja është parë në një lokal, ku po kalonte për mrekulli me disa mike të saj.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte pozat e saj atraktive, teksa u vu re se nuk e kishte të vendosur unazën e martesës.
Derisa merrte poza para kamerës, padyshim që nuk ka lënë pa theksuar tiparet e tonifikuara trupore.

Sidoqoftë kësaj, flitet se Kanye në anën tjetër nuk po e heq unazë, ani pse janë në prag të ndarjes edhe zyrtarisht.
Vlen të përmendet se dyshja kanë qenë të martuar për shtatë vite, ndërsa ndajnë katër fëmijë së bashku.
























