20:06 / 05.03.2021
Ndryshon rregullorja për prekjet me dorë, do jetë penallti vetëm kur…
Penalltitë janë kthyer në mollë sherri mes ekipeve të cilat nuk janë dakord asnjëherë me vendimet e gjyqtarëve.
Klubet kanë dërguar ankesa të shumta federatave të tyre dhe për këtë arsye FIFA ka vendosur të ndryshojë rregullat e prekjes me dorë të topit në zonë.
Nuk do të jetë penallti çdo prekje topi me dorë, përveç rasteve kur hapja e krahut është e qëllimshme.
Do të jetë arbitri ai i cili do ta gjykojë sërish rastin, por të paktën ankesat e shumë ekipeve nuk shkuan në vesh të shurdhër. Rregullorja do të zbatohet duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.























