Prishtina mposht Llapin, ‘kërcënon’ Ballkanin, paqe në Gjilan
BKT
Sport

Prishtina mposht Llapin, ‘kërcënon’ Ballkanin, paqe në Gjilan

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, duke mundur Llapin, me rezultat 2-0, në ‘Fadil Vokrri’.

Futbollistët e Prishtinës ishin ekip dominues në terren, e kontrolluan lojën më mirë dhe me plotë meritë arkëtuan edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.

Besnik Krasniqi (31’) dhe Alban Shilova (34’), shënuan nga një gol për fitoren e prishtinasve, të cilët trashmë kanë 47 pikë, aq sa ka Drita dhe një më pak se lideri i tabelës, Ballkani.

Ndërkaq, sfida tjetër të ditës së sotme mes Arbërisë dhe Gjilanit është mbyllur baras 1-1.

Pjesa e parë e kësaj sfidë u mbyll pa gola, derisa në fraksionin e dytë u shënuan dy gola.

Fillimisht Agron Bruqi (61’), në tentim për ta larguar topin e ka dërguar në portën e tij, kurse, një pikë të madhe skuadrës së Arbnor Morinës ia siguroi Cezar (84’).

Pas këtij barazimi, Gjilani ka 33 pikë në vendin e katërt, derisa renditet e teta me 26 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e shtate.