17:08 / 06.03.2021
Zyrtare, Ljupche Malinkov merr ‘timonin’ e Sigal Prishtinës
Sigal Prishtina ka emëruar Ljupche Malinkov në postin e trajnerit.
Lajmin për emërimin e trajnerit e ka bërë Sigal Prishtina në rrjetin e tyre social, Facebook.
Prishtina ishte pa trajner që nga 24 shkurti kur Dragan Radovic dha dorëheqje nga posti i trajnerit pas humbjes nga Vëllaznimi.
Ljupche Malinkov merr në drejtim skuadrën nga dita e sotme, ai do të ketë përballë KB Pejën në ndeshjen që do zhvillohet nesër në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.























