​Juventus synon Agueron

​Juventus synon Agueron

Sulmuesi argjentinas mund të largohet si lojtar i lirë nga sezoni i ardhshëm.

Gjiganti italian Juventus është duke e konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Manchester City-t Sergio Aguero, raporton “Sport Mediaset”.

Kontrata e argjentinasit do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe skuadra nga Serie A dëshiron ta përforcojë më shumë repartin e mbrojtjes, duke e menduar një partneritet mes Cristiano Ronaldos e Sergio Agueros.

Aguero kaloi nga radhët e Atletico Madridit tek skuadra e Manchester City-t, në qershor të vitit 2011. Që nga ajo kohë, 32 vjeçari ka 269 paraqitje në Premier Ligë, së bashku me 180 gola dhe 54 asistime.