Hoti: Qeveria në detyrë do të angazhohet për ngritjen e cilësisë në arsimim

Hoti: Qeveria në detyrë do të angazhohet për ngritjen e cilësisë në arsimim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar festën e 7 Marsit të gjithë mësuesve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Qeveria në detyrë do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

“Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tonë. Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta”, shkroi Hoti.

Tutje ai ka thënë se:

“Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19”. Të gjithë mësimdhënësve urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit, përfundon urimin e tij Hoti.


MË SHUME NGA Aktuale