14:33 / 07.03.2021
Roma mezi mund Genoan
Roma ka arritur ta mposht Genoan në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.
“Giallorosët” nuk lanë hapësira për gabime dhe vazhdojnë formën e tyre pas humbjes nga Milani.
Ishte Gianluca Mancini i cili shënoi në min (24’), për ti dhënë avantazhin skuadrës. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Romës.
Në pjesën e dytë, pavarësisht disa rasteve të mira, rezultati mbeti i njëjtë. Rezultati përfundimtar, Roma 1-0 Genoa.
Roma arriti të marrë tre pikë nga ky takim. Tani “Giallorossët” gjenden në pozitën e katërt me 50 pikë, ndërsa Genoa mban pozitën e 13-të me 27 pikë.























