Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish digjitale

Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish digjitale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas pretendimeve se ka zhvilluar një intervistë me një media në Kosovë duke e mohuar një gjë të tillë.

Rama e cilëson si një nivel të ri të maskarallëkut mediatik, në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale.

“Paskam dhënë një intervistë që nuk ma ka bërë askush dhe as ia kam kërkuar askujt! Ky është një nivel i ri i maskarallëkut mediatik në këtë kohë pandemie gënjeshtrash, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!”, ka shkruar Rama në Twitter.