Epopeja e UÇK-së shënohet edhe në ShBA
Në kuadër të organizimeve në përvjetorin e 23-të, të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës sublime të Heroit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork në bashkëpunim me Batalionin Atlantiku të UÇK-së, bënë nderime tek varrezat e dëshmorëve të lirisë Vëllëzërve Bytyqi.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ambasadori Frymëzim Isufaj theksoi se datat 5, 6 dhe 7 mars, janë ndër datat më të rëndësishme për historinë e Kosovës, sepse në këto data u vendosen themelet e lirisë së
Në fjalën e tij, Ambasadori Frymëzim Isufaj vlerësoi lartë kontributin e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. Rënia heroike e familjes Jashari, në mesin e së cilës kishte burra, gra e fëmijë, u shndërrua në kushtrim për fitore dhe mobilizoi popullin tonë për liri si asnjëherë më parë. Këtij kushtrimi të luftës për liri ju bashkuan edhe vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.
Ai pohoi se, datat 5, 6, dhe 7 mars, janë ndër datat më të rëndësishme për historinë e re të Kosovës, pasi që në këto data u vendosen themelet e lirisë së Kosovës.
Me këtë rast të pranishmit i përshendeti edhe Komandanti i Batalionit Atlantiku të UÇK-së, z. Gani Shehu i cili poashtu vlerësoi lartë kontributin e familjes Jashari dhe theksoi se shënimi i kësaj date të rëndësishme tani më është bërë tradicional.
Po ashtu, në emër të familjes Bytyqi, të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe babai i dëshmorëve, z. Ahmet Bytyqi. Për fund, me një pikë artistike u paraqit shkrimtari i njohur Isa Berçani.























