Topalli dorëzon e para listat e kandidatëve

Topalli dorëzon e para listat e kandidatëve

Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, është e para që dorëzoi listat e kandidatëve për 25 prillin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Topalli është paraqitur vetë pranë KQZ për të firmosur shkresat e fundit.

Dorëzimi i listës nga Lëvizja për Ndryshim bëhet pak orë para mbarimit të afatit ligjor të dorëzimit të listave që është njoftuar më herët nga KQZ. “Vizion Plus” ka siguruar listën me kandidatët e partisë së Topallit, të ndarë sipas qarqeve.

Në sy bie fakti se vetë Topalli prin listën në qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kurse në Vlorë ajo ka vendosur të parin e listës Dashamir Tahirin, përfaqësuesin e çamëve. Në tetor, ai u la jashtë listave të kandidatëve të Partisë Demokratike.

Në qarkun Elbasan janë 18 kandidatë, me në krye Evald Serreqin

Në Qarkun Berat janë 10 kandidatë, me në krye Miranda Haxhian

Në Qarkun Vlorë janë 18 kandidatë, me në krye Dashamir Tahirin

Në Qarkun Lezhë janë 12 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin

Në Qarkun Dibër janë 9 kandidatë, me në krye Sandra Xheleshin

Në Qarkun Shkodër janë 18 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin

Në Qarkun Gjirokastër janë 6 kandidatë, me në krye Adile Gjokën

Në Qarkun Tiranë janë 39 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin

Në Qarkun Korçë janë 15 kandidatë, me në krye Aleksandër Petren

Në Qarkun Kukës janë 6 kandidatë, me në krye Elsa Domin

Në Qarkun Durrës janë 18 kandidatë, me në krye Jozefina Topallin

Në Qarkun Fier janë 18 kandidatë, me në krye Najada Halilosmanin./VisionPlus