Greqia shtyn afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës

Greqia shtyn afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës

Shtyhet sërish afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Autoritetet greke informojnë se deri më datë 22 mars të këtij viti do vijojnë të jenë në fuqi masat shtrënguese në kuadër të parandalimit të masave anticovid, transmeton oranews.

Deri atëherë, kalimi nga Shqipëria në Greqi e anasjelltas nuk do të jetë i lejuar.

Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash).

Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.