Tentim grabitja, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë

Tentim grabitja, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë

Dy persona mbetën të plagosur në tentim grabitjen e armatosur, që u krye sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Cak i grabitjes ishte një furgon i kompanisë “Besa Security”, i cili po transportonte para.

Sipas kompanisë, grabitësit kanë përdorur armë të kalibrit të rëndë dhe Kallashnikovë.

Nga përdorimi i këtyre armëve janë plagosur dy punonjës të kompanisë.

Ndihma e parë atyre u është ofruar nga disa pjesëtarë të FSK-së që kanë rastisur aty dhe më pas janë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka thënë për KALLXO.com se gjendja e njërit prej të plagosurve është jostabile dhe është ende në sallën e operacionit.

“Njëri është në sallë të operacionit, ende janë duke punuar ekipi kirurgjik, gjendje e rëndë është e këtij pacienti, jostabile. Sipas të gjitha gjasave  mjekimi i mëtutjeshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror”, tha ai.

Syla tha tutje se gjendje e të plagosurit tjetër është më stabile.

“Kurse  rasti i dytë është jashtë rrezikut për jetë për momentin, është në gjendje stabile. Ky do të vendoset për tretman  të mëtutjeshem në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”, tha ai.


MË SHUME NGA Aktuale