Prurjet e reja në PS, Toni Gogu: Lista jonë i ngjan shoqërisë shqiptare
Kandidati i Partisë Socialistë për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu, tha se lista e PS-së, e mbushur me njerëz të rinj nga të cilët pritet ndryshimi, qëndron përballë listës së PD, që, siç theksoi, përbëhet nga njerëz të rehatuar prej vitesh në fillim të listës ndërkohë që të rinjtë janë lënë në fund.
Sipas tij, PS ka ndërmarrë një proces që u shoqërua nga debate, çka tregon transparencë, pasi PS kërkon ripërtëritjen përballë një vazhdimësie ndër vite.
Ish-z.ministri i Drejtësisë u shpreh se duke vënë në krye të listës njerëz të rinj, por që kanë dhënë kontribut të madh në komunitet, lista e Partisë Socialiste i ngjan më shumë shoqërisë shqiptare.
“Jemi rreshtuar si një ekip, asnjë vend nuk është i sigurt në listë pasi ka një garë, njofton euronews.albania.
PS e di se qytetarët dinë se çfarë zgjedhin, ndaj jemi renditur kështu për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin kë të duan. Më 25 prill do të shohim vërtetë ata që mbajnë denjësisht fanellën e punës dhe solidaritetit. Ky është një rreshtim fillestar i ekipit, e rëndësishme është të fitojnë Shqipëria”, tha z. Gogu.























