“Ndihem dështake!” Kim shpërthen në lot
Kim Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjithë këto kohë, pasi bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në muajin shkurt. Ajo gjithashtu po merr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në episodet finale të “Keeping Up With The Kardashians”.
Në episiodin që është publikuar dje, vihet re se pjesëtarët e familjes po diskutojnë përsa i përket problemeve të tyre.
Ndërkohë në klip shihet se Kim do të flasë për martesën me Kanye West që tani është drejt fundit. Kjo paralajmërohet se do të transmetohet në episodin që do të lancohet së shpejti.
“Ndihem dështake”, thotë Kim në një njërin prej klipeve.
Në një sekuencë të këtyre klipeve, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, shihet teksa qan dhe bërtet dhe me lot në sy i shkruan motrës së saj, Kendall Jenner.
Bukuroshja në këto episode, vihet re se e ka ende unazën e martesës.























