Koronavirusi në Shqipëri, bie numri i viktimave
BKT
Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, bie numri i viktimave

Në 24 orët e fundit në Shqipëri me koronavirus janë regjistruar 629 raste të reja nga 3197 testime të kryera dhe 13 persona kanë humbur jetën, që paraqet një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ky numër ishte 17, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20.911 vaksinime.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë - 257, Shkodër - 48, Lushnje - 24, Librazhd - 22, Durrës 21 raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76.784 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 nga Fieri, 1 nga Lushnja, 1 nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç. 

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 114.209 raste, prej tyre 76,784 janë shëruar, 35,456 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme infektuese e kanë humbur 1.969 pacientë.


MË SHUME NGA Shqipëri