Shqipëri, KQZ kthen për korrigjim disa lista
BKT
Shqipëri

Shqipëri, KQZ kthen për korrigjim disa lista

Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer për korrigjim dokumentacionet e listave shumemërore të 4 prej partive që janë regjistruar në këto zgjedhje.

Dokumentacioni i kandidatëve do të korrigjohet ditën e sotme nga KQZ për partitë: Lëvizja e re, Aleanca Demokracia e re, Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Seanca publike për diskutimin e listës së kandidatëve për deputetë të këtyre katër partive do të mbahet rreth orës 11:00, euronews.albania.

8 mars ishte afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike.

Pas dorëzimit të listave KQZ ka 48 orë kohë për të bërë verifikimet fillestare, nëse janë plotësuar kriteret apo kuotat gjinore.

Nëse në ndonjë parti do të vërehen parregullsi nga KQZ, partive do u jepen 48 orë për të bërë rregullimet përkatëse.


MË SHUME NGA Shqipëri