09:22 / 10.03.2021
Superliga rikthehet sot me tri ndeshje interesante
Xhiro e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll starton sot me tri ndeshje mjaftë interesante.
Në Podujevë, Llapi do t’i bëjë konak Drenicës në ndeshjen e cila është shumë e rëndësishme për dy skuadrat, pasi janë në kërkim të pikëve për të ikur nga fundi.
Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do e pres Feronikelin e cila nuk po kalon në formë të mirë.
Ndeshja tjetër zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Besës së Pejës, ku vendasit shihen favorit në këtë takim, transmeton Olle.
E mërkurë
13:00 Llapi – Drenica
13:00 Trepça ’89 – Feronikeli
13:00 Prishtina – Besa























