Sampdoria, gati të “blindojë” Gabbiadinin
BKT
Sport

Sampdoria, gati të “blindojë” Gabbiadinin

Manolo Gabbiadini është gati ta vazhdojë karrierën e tij te Sampdoria deri në fund të qershorit të vitit 2026.

Menaxherët e sulmuesit kanë arritur akordin me klubin, por lojtari do të firmosë kur kontrata e tij të jetë përfunduar me të gjitha detajet e mbetura për t’u zgjidhur.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në vitin 2023, por presidenti Massimo Ferrero ka nisur të “blindojë yjet” e tij, për të mos hasur në befasi surpriza të pakëndshme gjatë meraktos së verës.