Rama kërkon nga skuadra e tij të motivojnë votuesit e pavendosur
BKT
Shqipëri

Rama kërkon nga skuadra e tij të motivojnë votuesit e pavendosur

Kryeministri Edi Rama njëkohësisht kryetari i PS-së , ftoi kandidadët e PS-së, në betejën elektorale të 25 Prillit të motivojnë çdo qytetar të zakonshëm dhe veçanërisht ata të pavendosurit.

"Të fokusohemi  tek detyra jonë, tek detyra që ka secili si individ dhe si skuadër.Qytet më qytet, fshat më fshat derë më derë, rrjet social më rrjet social media më media, në çdo dritare të mundshme komunikimi me njerëzit.” ju drejtua atyre zoti Rama.  

Ai theksoi se ka ekipin më të mire, duke e kosidetuar sit e çorientuar ekipin kundërshtar. "Është shumë e rëndësishëm, problemi i ynë më i madh janë kundërshtaret e çorganizuar, të çoroditur, të çatrafiluar,  të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen. Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm dhe një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.Janë problem! Duhet ë gjesh fuqi ekstra. Motvimin nuk na i japin ata, janë të dobët për të na motivuar. Fokusoheni tek  objektivat" shtoi kryeministri.
Kryeministri Rama tha se Partia Socialiste ndjehet në borxh me qytetarët për çdo gjë që nuk kanë realizuar në mandatin e dytë, por tha se drejtësia, ekonomia, shëndetësia, arsimi, turizmi e bujqësia do të jenë fokusi i mandatit të 3-të.
Duke falenderuar kryesuesit e listës në 12 qarqe, por edhe drjetuesit politikë të qarqeve, zoti Rama nuk e kurseu ironinë duke krahasuar kandidatët përballë njëri-tjetrit.
Partia Socialiste prezantoi 2 ditë më pare listen e kandidatëve, ku ajo që ishte risi, eshtë pasurimi i listës me të rinj, ndërsa drejtuesit politikë në qarqe përfshirë dhe vetë Ramën qëndrojnë ne kufirin fitues./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri