Hoxhaj: PDK po hapet ndaj ideve në hap me kohën
BKT
Lajme

Hoxhaj: PDK po hapet ndaj ideve në hap me kohën

Kryetari në detyrë i PDK-së ka filluar të mendojë për rikthimin gradual të partisë.Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar takimet me disa nga strukturat në disa nga komunat e Kosovës.

Ai ka thënë se është takuar për të biseduar lidhur me punën që e pret PDK-në në vijim.

“Kam takuar kryesitë e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Vushtrri, Kaçanik dhe Han të Elezit, për të diskutuar për punën që e pret PDK-në në vijim, pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale. U jam mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën. PDK-ja po hapet ndaj ideve në hap me kohën dhe kontekstin shoqëror në Kosovë. Si çdo herë, do të angazhohemi e të punojmë për rritjen e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së qytetarëve me program e ide që burojnë direkt nga qytetarët dhe përditshmëria e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.


MË SHUME NGA Lajme