Pas The Weeknd, Zayn Malik shpreh pakënaqësinë ndaj çmimeve “Grammy”
Këtë vit shumë artistë janë shprehur kundra çmimeve Grammy, mes të cilëve dhe The Weeknd. Artisti kanadez reagoi ashpër ndaj “Grammys” pasi nuk mori asnjë nominim për albumin e tij “After Hours” që rezultoi shumë i suksesshëm. “Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës në industri”, shkroi kanadezi.
I fundit që ka shprehur pakënaqësitë ndaj eventit të famshëm është dhe Zayn Malik. Ish anëtari i “One Direction” nuk ka marrë asnjë nominim për eventin e këtij viti dhe pse albumi i tij “Nobody Is Listening” u publikua në Janar dhe nuk është bërë pjesë e listave.
Kjo solli reagimin e ashpër të tij: “Në djall me Grammy -t dhe çdokush që ka lidhje me të. Nëse nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk konsideroheni fare. Vitin tjetër do ju dërgoj unë një shportë ëmbëlsirash”, është shprehur Malik.























