Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, konfirmon Manastirliu
BKT
Shqipëri

Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, konfirmon Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar se në Shqipëri ekziston varianti britanik i COVID-19.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja theksoi se rastet janë konfirmuar gjatë vlerësimit të situatës për periudhën janar-shkurt.

“Në vlerësimi e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë në ISHP janë analizuar kampione nëpërmjet teknikës PCR. Laboratori ka përdorur kite specifike dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP-në e Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionet janë të infektuara me variantin e ri, pra rezultoi se mbajnë shenjë të mutacionit britanik”, tha ministrja.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi masa masat e mëparshme anti-COVID, duke analizuar situatën epidemiologjike në vend, njofton euronews.albania.

Sakaq, në, mbledhjen e sotme ministrja prezantoi edhe anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve,  duke filluar nga profesor Dhmitër Kraja.

Ermira Kola, ishte një tjetër mjeke e cila pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pas largimit të Najada Çomos dhe Tritan Shehut, prezantimi i grupit të ri të posaçëm për mbajtjen nën kontroll të pandemisë COVID-19 vijoi me Alban Yllin.


MË SHUME NGA Shqipëri