Basha pritet me entuziazëm në Kavajë
BKT
Shqipëri

Basha pritet me entuziazëm në Kavajë

Kreu i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha është ndjerë i befasuar në Kavajë, kur qytetarë të shumtë të saj janë mbledhur për ta pritur mes duartrokitjeve dhe ovacioneve.

"Ju falenderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!” tha zoti Basha ndërsa kishte hipur mbi makinën e tij.

Kavaja njihet si nga bastionet e opozitës së djathtë. Qyteti më së shumti ka mbështetur deputetët e PD në zgjedhjet parlamentare, por edhe të zgjedhurit lokalë. Për shkak edhe të konjukturave politike bashkia e qytetit drejtohet nga një përfaqësues i PS. Kjo e fundit vazhdimisht ka synuar fitoren e saj në Kavajë. Në zgjedhjet e fundit ajo po garon me Etjen Xhafën, një nga figurat e reja në rritje në këtë parti. Ndërsa opozita konkuron me Grida Dumën, një nga figurat kryesore të kupolës së PD./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri