19:11 / 11.03.2021
Aurela Gaçe publikon pjesën e parë të koncertit
Aurela solli pjesën e parë të koncertit që e mbajti dy vite më parë.
Artistja shqiptare, Aurela Gaçe, tash e sa vite vazhdon të sjell projekte të reja muzikore.
Këngëtarja, së fundi ka ndarë me ndjekësit pjesën e parë të koncertit që e realizoi në vitin 2019 në Amfiteatrin e Tiranës.
Ajo tha se çdo dy ditë do të publikojë pjesë nga ky koncert, teksa falënderon ata që e ndihmuan në realizimin e tij.
“Miq, me ne fund, ju prezantoj me Koncertin live qē realizuam tek Amfiteatri i Tiranes , ne Shtator 2019.
Cdo dy dite, do te publikojme pjese nga koncerti.
Uroj ta shijoni gjithe emocionin qe kemi dhene ne skene
Duke falënderuar gjithe ata qe ishin me mua, që ndihmuan në cdo detaj te realizimit“, ka shkruar Aurela.























