19:16 / 11.03.2021
Azet zbulon detaje rreth albumit “Neue Welt”
Azet së shpejti lanson albumin e ri.
Reperi Azet tash e një kohë nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore.
Ai përmes një postimi ka dhënë detaje për albumin e ri muzikor me titull “Neue Welt”, të cilin do ta publikojë gjatë këtij viti.
Azet zbuloi edhe kopertinën e albumit të ri, teksa shkruan “100 mijë pëlqime për një kopertinë kaq të mrekullueshme të albumit! “Neue Welt” 06/11/21″.

Ndryshe, Azet së fundi ka bërë të ditur se kënga e tij e re me titull “Fluch” do të publikohet sonte pas mesnatës.
























