22:55 / 11.03.2021
Arsenal kryen gjysmën e punës në Greqi
Arsenal ka kryer gjysmëne punës përsa i takon kualifikimit në rrethin tjetër të Europa League.
Klubi anglez ka mposhtur në udhëtim Olympiacosin me rezultat 1 - 3.
Martin Oedegaard, Gabriel dhe Mohamed Elneny kanë shënuar për Arsenal.
Golin e vetëm për Olympiacosin e ka shënuar Youssef El Arabi.























