Sot mbahet takimi i Komitetit për vlerësimin e situatës me Covid-19
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.
Takimi fillon në ora 09:00, në sallën P - 38, Ndërtesa e Qeverisë.
Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.
Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.
Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për 8 raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.
Virusi korona i mori jetën edhe një 16 vjeçari nga Komuna e Vitisë, e të i cilin rast e konfirmoi për KosovaPress të enjte, drejtori i Spitali Rajonal të Gjilanit, Nistret Hajrullahu.























