Shqiptari që garon në zgjedhjet lokale të Finlandës
Zgjedhjet lokale në Finlandë, të cilat do të duhej të mbaheshin në prill të këtij viti, u shtyen për në qershor, me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi.
Në zgjedhjet lokale të Finlandës garon për të dytën herë, Xhemail Jashanica, me prejardhje nga Kosova.
I shtrënguar nga rrrethanat e kohës, kur regjimi serb, në vitet e ‘90-ta, bënte terror mbi popullatën civile shqiptare, Xhemail Jashanica, merr rugën e mërgimit për në botën e jashtme, konkretisht në Finlandë.
Brenda një kohe të shkurtë, Xhemail Jashanica, integrohet në shoqërinë finlandeze.
Ai ka studiuar në universitetet e vendit, si: Kouvola e Tampere.
Aktualisht ushtron profesionin e përkthyesit.
Duke qenë energjik dhe duke parë se mund të kontribuojë në shoqërinë fnlandeze, veçmas në integrimin e të huajve në vend, Xhemail Jashanica angazhohet në politikë, si pjesëtar i partisë së qendrës “Kookomus”, ku në zgjedhjet paraprake ka arritur të zgjedhet si asambleist në komunën ku jaton ai, në Vanda.
Tani është hera e dytë që garon në zgjedhjet lokale.
Xhemail Jashanica, si në të kaluarën, ashtu edhe tani, është në shërbim të qytetarëve, të të gjitha komuniteteve, e, duke qenë përkthyes shqip-finlandisht, angazhimi natyrshëm bie që të jetë ndaj komunitetit shqiptar, që është mesatarisht i madh dhe mjaft i organizuar nëpër shoqata të ndryshme.
“Do të përkushtohem në përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjitha komuniteteve në Finlandë, veçmas ndaj atij shqiptar, të cilit i përkas, ndaj pres mbështetjen nga ta, që të jem në shërbim të tyre”, deklaroi ai për RTK.























