13:26 / 12.03.2021
CR7 në kontakt me Beckham-in, portugezi mund të kalojë në Amerikë
Ylli i Juventus-it mund të largohet drejt Ligës së Amerikës.
Cristiano Ronaldo është në kontakte të vazhdueshme me David Beckham, rreth një transferimi të mundshëm tek Inter Miami, raporton “Todofichajes”.
Kohëve të fundit, shumë pyetje janë bërë rreth së ardhmes së portugezit tek Juventus-i, pasi që është duke iu afruar vitit të fundit të kontratës aktuale me “Zonjën e Vjetër”.
Juventus e kishte transferuar Ronaldon me qëllim që ai ta ndihmonte që ta ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve, por deri tani ky plan ka dështuar, kështu duke e lënë të hapur mundësinë rreth largimit nga Serie A, për të vazhduar drejt Ligës Amerikane (MLS).























