14:26 / 12.03.2021
‘Profa’ dhe Gjilani ndajnë rrugët
Bylbyl Sokoli i ka ndarë rrugët me skuadrën e Gjilanit si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.
Humbja që pësoi Gjilani dje në derbi kundër Dritës ishte vendimtare në vendimin e Sokolit për dorëheqje nga posti i trajnerit.
Gjilani që ka mbetur jashtë objektivit në këtë kampionat, sot pritët ta emërojë trajnerin e ri.
Më herët është folur se Ismet Munishi mund të jetë pasues i Sokolit në krye të kësaj skuadre.























